Policia greke ka kapur sot një jaht luksoz brenda të cilit ishte ngarkuar një sasi e madhe droge.  Mediat greke shkruajnë se jahti me flamur italian u kap në veri të ishullit Kithiron sot në orët e para të mëngjesit.

Në brendësi janë gjetur qindra pako të mëdha me marijuanë, me peshë totale 2 ton. Sipas policisë greke, jahti ishte nisur nga Italia, ishte ngarkuar në brigjet shqiptare dhe më pas ishte drejtuar për në Greqi.

Ndërkaq policia ka arrestuar drejtuesit e jahtit, një shtetas italian dhe një shqiptar.