Rradhë kilometrike me makina, por edhe një mungesë totale e dritave në qytet, i cili ndriçohet vetëm falë automjeteve.

Kjo ka qenë panorama e kësaj mbrëmje në qytetin bregdetar të Sarandës e cila është “pushtuar” nga një trafik i frikshëm makinash.

Por sikur të mos mjaftonte trafiku i “paarsyeshëm”, në Sarandë kanë ikur edhe dritat. Situata është kthyer në kaos për disa minuta, derisa dritat kanë ardhur për të ndriçuar qytetin e mbushur përplot në makina.

Ende nuk dihet se kush ka qenë shkaku i këtij trafiku marramendës.