Real Madridi e ka mposhtur 3:0 Deportivon në “Municipal de Riazor”.
Real Madridi e ka nisur me fitore sezonin e ri në La Liga, duke e mposhtur Deportivon 3:0 në “Municipal de Riazor”, për t’i rrëmbyer pikët e plota nga xhiroja e parë.
Gareth Bale (20’), Casemiro (27’) dhe Toni Kroos (62’) shënuan për Real Madridin.
Vendasit kishin mundësin të shënojnë golin e nderit, por Florin Andone dështoi nga pika e bardhë.
Në këtë ndeshje debutoi i riu i akademisë, Marcos Llorente, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Alaves.
Sergio Ramos e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën në La Liga. Ai u përjashtua nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë dhe do të mungojë në “Santiago Bernabeu” javën r ardhshme ndaj Valencias.