Bayern Munich e ka mposhtur 3:1 skuadrën e Bayer Leverkusen në ndeshjen e parë në Bundesliga për sezonin 2017/18.

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Bundesliga.

Të besuarit e Carlo Ancelottit e mposhtën 3:1 Bayer Leverkusenin në “Allianz Arena” ku golin e nderit për mysafirët e shënoi shqiptari, Admir Mehmedi (65’).

Ndërsa për Bayernin realizuan: Niklas Suele (9’), Corentin Tolisso (19’) dhe Robert Lewandowski (53’).