Kalinic “ngacmon” tifozët e InterRigers Avdo nga Rigers Avdo 23 Gusht, 2017

Nikola Kalinic ka ngacmuar Interin pasi i është bashkuar rivalëve të të njëjtit qytet Milan. “Ishte bukur të shënoja ndaj tyre”.

Kalinic ka shënuar një tripletë ndaj Interit gjatë fitores 4-1 të Fiorentinës në “San Siro” gjatë shtatorit të vitit 2015, dhe sulmuesi i ri i Milanit premtoi se do të mundohej të përsëriste të njëjtën gjë në derbi.

“Ishte bukur të shënoja tre gola ndaj Interit. Do të mundohem të vazhdoj të bëj për Milanin atë që bëra për Fiorentinën”, shprehet ai.