Edhe zyrtarisht Blaise Matuidi është lojtar i Juventusit.

Juventusi ka bërë të ditur se mesfushori francez, Blaise Matuidi, ka kryer me sukses testet mjekësore dhe tani edhe zyrtarisht është lojtar i “Zonjës së Vjetër”.

Matuidi, që u transferua te Juve për 20 milionë euro, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me kampionët e Serie A.