Raportohet se Juventusi është i gatshëm që të presë deri në verën e ardhshme për të nënshkruar me yllin e Lazios, Keita Balde Diao, nëse një gjë e tillë është e nevojshme.

Kampioni italian dëshiron që ta blejë atë në këtë afat kalimtar, por Lazio po kërkon 30 milionë euro për shërbimet e tij, shumë të cilën Juventusi nuk dëshiron ta paguajë.

Juventusi s’dëshiron të ofrojë 30 milionë euro për të, pasi Keitas i skadon kontrata në verën e ardhshme dhe mund ta marrë me parametra zero, raporton Sport Mediaset.

Në janar Keita mund të nënshkruajë parakontratë me “Zonjën e Vjetër”, dhe deri më tani ka refuzuar të gjitha ofertat e klubeve të tjera.

Deri më tani Juventusi raportohet se ka ofruar 20 milionë euro, dhe 5 milionë të tjera bonuse.