Emre Can nuk do të transferohet në Juventus gjatë kësaj vere

Kampioni i Italisë, Juventus ka mohuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin gjerman të Liverpoolit, Emre Can.

Thuhej se Can do të transferohej verën e ardhshme si lojtar i lirë në Juventus, pasi të skadonte kontrata e tij me Liverpoolin.

Por, vet lojtari ka refuzuar transferimin në Itali, pasi është i lumtur në Liverpool dhe dëshiron vazhdimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2018.