Alex Sandro po kërkohet me ngulm nga Chelsea.

Për mbrojtësin e krahut të majtë të Juventusit, ka kohë që është duke u interesuar skuadra e Chelseat, e cila ka bërë disa herë oferta, por ato janë refuzuar nga ‘Zonja e Vjetër’.

Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri ka insistuar që Sandro do të luajë me ekipin e tij edhe sezonin tjetër.

“Alex Sandro? Ai është një lojtar i joni dhe nuk do të largohet”, ka thënë Allegri për Premium Sport.

“Sandro ka përparuar shumë që nga ardhja e tij në Juventus dhe ka potencial për t’u bërë më i miri. Aktualisht ai dhe Marcelona janë dy më të mirët në botë në pozitën e tyre”, ka theksuar trajneri italian.

Loading...
Global