Armatimi koreanoverior bërthamor asnjëherë  nuk do të jetë lëndë negociatash, deklaroi sot Ju Xhung-Çol, përfaqësuesi rezident i Koresë Veriore në Konferencën për armatim, nën patronat të KB-së.

Paraprakisht, në Gjenevë, ambasadori amerikan, Robert Vud citoi se “prioriteti kryesor” i presidentit amerikan Donald Tramp është mbrojtja e SHBA-së dhe aleatëve të saj nga “kërcënimet në rritje” nga ana e Koresë së Veriut.

“Masat që ka marrë Koreja e Veriut për përforcimin e mbrojtje së saj bërthamore dhe për zhvillimin e  raketave interkontinentale janë të arsyetueshëm dhe zgjidhje legjitime për vetëmbrojtje nga “këto kërcënime  reale dhe jokontestuese”, citoi Ju Xhong-Çol, duke folur për “kanosjet e vazhdueshme bërthamore” që vijnë nga ana e SHBA-së.

Ai theksoi se “derisa politika armiqësore dhe kanosja bërthamore e SHBA-së mbeten të pandryshuara, Koreja Veriore asnjëherë nuk do t’i vendosë në tryezën e bisedimeve forcat e saj bërthamore për vetëmbrojtje.