Këngëtarja vlonjate, Poni ka reaguar pas lajmit se është djegur apartamenti i saj në Vlorë. Qytetarët që filmuan flakët e zjarrit thanë se apartamenti që u përfshi nga flakët i përket Ponit, por në një reagim të saj në rrjetet sociale, këngëtarja thotë se banesa është e prindërve të saj.

“Gjithçka në rregull të dashur miq! Dëme të vogla materiale nga një shkëndijë elektrike tek shtëpia e prindërve! Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Poni.

Ndërsa në njoftimin e policisë thuhej:

Më datë 22.08.2017 rreth orës 16:00, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Pavarësia” , ka rënë zjarr në një banesë.