Ish deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka publikuar këtë të enjte në facebook një foto e cila tregon një pjesëz të historisë së internimeve dhe burgosjeve të shumë prej familjarëve të saj.

Topalli ka publikuar dhe një foto ku shkruhet emri i Ferdinand Topallit, një të afërmi të ish kryetares së kuvendit i cili u internua së bashku me të vëllain, motrën dhe mamanë që në moshën 12 vjeçare.

Për më tepër lexoni statusin e Topallit:

Te dashur miq. Para disa ditesh duke vizituar Porto Palermon, Xhoana Topalli gjeti te gdhendur ne muret e saj emrin e xhaxhait , Ferdinand Topalli. Ferdinandi ishte 12 vjec kur e internuan aty bashke me te vellain , Kolec Topallin 10 vjec , te motren Suzana Topalli 16 vjece dhe nenen e tyre. Nderkohe vellain 18 vjec Genarin e kishin futur ne burg bashke me te atin. Familja e tyre u ndeshkua per fajin e vetme se Nush Topalli ishte nje tregtar i madh dhe i biri tjeter ( 20 vjec) u arratis nga vendi.

Sic shihet ne foton poshte , ishte 10 Dhjetor 1949. Nderkohe, ne Shkoder sundonte nje frike e terror i padegjuar.Familje te shumta u internuan ne Tepelene dhe Porto Palermo. Fotoja poshte eshte nje shenje e nje historie te dhimbshme , jo thjesht per familjen tone. Ne ate kamp kane vdekur nga uria e kushtet e tmershme shume femije. Ajo eshte nje thirrje per kujtese.

Per mua e familjen time eshte thellesisht prekese sepse pas dy ditesh qe gjetem te gdhendur ne mur nga nje femije 12 vjec emrin e tij e daten e internimit , njeriu jone i dashur Ferdinandi ndrroi jete.

Ishte nder njerezit me te drejte e me te ndershem qe mund te njohesh ne jete. I dashur , i gjetshem dhe i papertueshem me t’u gjend ne cdo kohe. Vetem po ta pyesje, fliste per vitet e internimit; natyrisht pa urrejtje dhe me buze ne gaz.