Jeta e Ballist Morinës mund të jetë në rrezik, nëse ai do të ekstradohej nga Kroaci në Serbi, thuhet në kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë drejtuar asaj të Kroacisë

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë i ka dërguar dosjen e plotë Ministrisë së Drejtësisë të Kroacisë për çështjen e ekstradimit të Ismail Morinës në shtetin serb.

Në atë dosje thuhet se jeta e Morinës rrezikohet në rast se ai ekstradohet në Serbi, pasi është rast i motivuar politikisht.

“Shpresojmë që Ministria e Drejtësisë e Kroacisë të marrë parasysh kërkesën tonë dhe të mos e ekstradojë Morinën në Serbi”, thuhet në kërkesë e Ministrisë së Drejtësisë.

Ballisti akuzohet nga shteti serb se ka nxitur gjuhë të urrejtjes ndër etnike, pas rastit të dronit në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë më 8 tetor të vitit 2015.