Skuadra italiane Roma vazhdon pastrimin e skuadrës nga lojtarët të cilët nuk llogaritë trajneri Eusebio Di Francesco.

I fundit që pritet të largohet është mbrojtësi brazilian, Juan Jesus.

Jesus iu bashkua Romës nga Inter por nuk ka arritur në asnjë moment të jetë i rëndësishëm në kryeqytetin italian.

Roma ka marrë një ofertë prej 10 milionë euro nga kampionët e Rusisë, Spartaku i Moskës për ta lënë të lirë lojtarin.

‘Giallorosët’ kanë pranuar ofertën, ndërsa tani lojtari me agjentin e tij po bisedojnë rreth kushteve personale.

Besohet se 26-vjeçari do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me pagë prej tre milionë eurove në stinorë.