Madrilenët mund të kenë fituar në katër vitet e fundit 3 tituj “Champions League”, kampionatin në “La Liga”, Superkupën e Europës apo Botërorin e Klubeve, por kjo s’do të thotë se për sfidën e sotme kundër Manchester United nuk janë të karikuar.

Përkundrazi, madje nga stërvitja e fundit që zhvilluan në stadiumin “Philip II”, skuadra e Real Madrid dukej tepër e motivuar.

Sipas asaj që raporton spanjollja “AS”, trajneri francez Zinedin Zidane ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’ju thënë të tijve se ata janë më të mirët dhe se kurrë nuk duhet të ndalen.

Nga leximi i buzëve të teknikut para se të filloj seanca stërvitore, Zidan i karikon më këto fjalë të besuarit e tij: “Jemi mirë. Ta kemi të qartë, fizikisht jemi bij k…! Çdo gjë mbetet në anën mendore. Duhet të luajmë lojën tonë pa e komplikuar, sepse përfundimi është gjithnjë i njëjtë”.

Superkupa e Europës luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Philip II” në qytetin e Shkupit mes Real Madrid dhe Manchester United.