Jay Z ka folur për jetë të parë për marrëdhënien e tensionuar me Kanye West, duke theksuar se përmendja publike që West ka bërë për Beyonce dhe vajzën e tij, ka sjellë prishjen e shoqërisë së tyre.

“Ti nuk mund të përfshish fëmijët dhe bashkëshorten time në gjithë këtë”, ka thënë reperi 47-vjeçar në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Ne kemi patur probleme më të mëdha por ti nuk mund të përfshish familjen time, ky është një problem i madh për mua, vërtet problem”.

Jay Z ka shtuar gjithashtu që Kanye e di që e ka kaluar kufirin dhe e di shumë mirë se mosmarrëveshjet mes tyre janë shtuar.