Në Hiroshima të Japonisë është përkujtuar 72-vjetori i bombardimit atomik nga Shtetet e Bashkuara. Në këtë event, përveç zyrtarëve të Japonisë, morën pjesë edhe përfaqësues nga 80 shtete të ndryshme të botës.

Rreth 50 mijë persona u mblodhën në parkun e Paqes të Hiroshimës për të përkujtuar 72-vjetorin e bombardimit bërthamor mbi qytetin e Japonisë. Prezntë ishin dhe përfaqësues nga 80 shtete të ndryshme dhe një delegacion me të mbijetuarit e katastrofës nukleare. Në orën 08:15, me orën locale të Japonisë, ra këmbanë që sinjalizoi mbajtjen e një minute heshtje nga të pranishmit.
Pikërisht në këtë orë me 6 gusht të 1945, një avion bombardues amerikan lëshoi ngarkesën atomike duke shkaktuar 140 mijë të vdekur. Një bombë e dytë u lëshua në Nagasaki me 9 gusht, duke vulosur në këtë mënyrë përfudimin e luftës së dytë botërore.
Kryebashkiaku i qytetit të Hiroshimës, Kazumi Matsui, në fjalimin tradicional ka cituar tregime të të mbijetuarve, ndërsa vendosi në pah traktatin e fundit të Kombeve të Bashkuara që ndalon përdorimin e armëve atomike, I cili u firmos nga 122 shtete. Por ky traktat nuk u firmos nga SHBA dhe vetë Japonia.
Nga ana e tij, kryeministri Shinzo Abe, rikujtoi përkushtimin e Japonisë për të marrë rolin drejtues të komunitetit ndërkombëtar dhe theksoi nevojën për të bashkëpunuar me të gjitha shtetet.