Roja bregdetare libiane ka shpëtuar më shumë se 300 emigrantë në det, në perëndim të Tripolit, deklaroi sot zëdhënësi i marinës libiane.

Herët në mëngjes janë shpëtuar 140 emigrantë ilegal në perëndim të Tripolit edhe një grup prej 164 emigrantëve në afërsi të Sabratas, në mesin e të cilëve ka pasur shtatë gra dhe gjashtë fëmijë, theksoi zëdhënësi.

Sipas tij, bëhet fjalë për emigrantë nga vendet nga Afrika  subsahariane, Egjipti, Maroko dhe Tunisi.