Diva e popit, Madonna ka mbushur 59 vjec dhe ka gjetur mënyrën e duhur për ta shijuar këtë ditë në maksimum.

Ajo gjendet në Borgo Egnatia në shoqërinë e familjes ku feston nën ritmet e muzikës italiane.

Në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram shfaqet duke kërcyer si një divë e vërtetë, dhe të pranishmit e duartrokasin duke shijuar shfaqjen.

Gjithcka duket sikur është spontane pasi lëviz pa komplekse ndërsa shoqërohet nga muzikantët.