Një nga 132 dhomat në Shtëpinë e Bardhë, është edhe dhoma e gjumit e presidentit që gjendet në katin e dytë.

Ajo gjithmonë është shfrytëzuar si dhomë e gjumit, kurse presidentë të ndryshëm dhe Zonjat e Para duket se kanë pasur shije të ndryshme sa i përket dekorimit të kësaj dhomë të shumëpërfolur, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon se si dhoma e gjumit për presidentin amerikan ka ndryshuar ndër vite, e në veçanti kur ata kanë pasur shije dhe kërkesa për t’i ndryshuar mobilet apo edhe tepihët.

Por edhe pse ajo ka mundur të pësoi ndryshime ndër vite, ajo kurrë nuk ka ndryshuar ndryshime rrënjësore që do ta ndryshonin traditën e kësaj dhome.