Një herë në ditë, çdo ditë, çdo javë – cila është përgjigja?

Kjo është pyetja më e shpeshtë në Google, kur flitet për bukurinë. Por përgjigja nuk vlen për të gjithë njëjtë, pasi që edhe flokët dallojnë ndër persona, disa i kanë më të trashë, disa më të dobët, prandaj edhe forma e mirëmbajtjes është e ndryshme.

Epo, është mirë të provoni të pastroni flokët një ditë po një ditë jo, nëse mundeni shtyjeni për dy ditë, por më e mira është atë ta bëni një herë në javë, transmeton Klan Kosova.

Nëse i keni flokët e yndyrshëm përdorini shamponët e thatë në rrënjët e flokut tuaj për të larguar yndyrën e tepërt.