Mbi 2600 policë janë të angazhuar për të ruajtur sigurinë dhe rendin gjatë ndeshjes Real Madrid- Mançester United.

Nga policia thonë se ata i kanë ndërmarr të gjitha masat që organizimi i ndeshjes të kaloj sa më mirë.

“Apelojmë deri tek qytetarët të mos marrin me vete shkrepza, para, shishe dhe mjete të forta. Me rekomandim të UEFA-së është e lejuar që në stadium të futen vetëm flamuj të Realit, Man¬çesterit, Anglisë dhe Spanjës.”, kanë thënë nga MPB.

Përndryshe ndeshja fillon në orën 20:45. Me qëllim që të shmanget rrjeti për sigurinë e kontrollit, si dhe gjatë kontrollimit të biletave, dyert e hyrjes do të hapen tre orë më herë para ndeshjes – prej orës 17 e 45.