Gazeta e parë maqedonase, Nova Makedonija, jep detaje të reja në lidhje më vrasjen e Dilaver Bojku – Lekut në Strugë. Sipas kësaj gazete, që thirret në burime relevante, kjo vrasje nuk ka të bëjë me gjakmarrjen, siç u pretendua në rrjetet sociale dhe në disa media. Në shkrimin e saj, gazeta e lidh motivin e vrasjes me bizneset jolegale që i ka kryer viktima, madje duke përmendur edhe fjalët e ish shefit të shërbimit sekret serb, Bozhidar Spasiq, i cili theksoi se kjo vrasje ka të bëjë me qërim hesapesh mes bandave ballkanike.

Vrasësi i Lekut, sipas burimit të Nova Makedonija, pasi ka shtënë me armë nga pas, ka bërtitur dhe ka folur në gjuhën serbe fjalët “Tani je i pavlefshëm””Nuk vlen asgjë”. “Sipas një burimi relevant, që ka qënë prezent në momentin kritik dhe në vendin kritk, vrasësi, i cili i është drejtuar viktimës nga pas dhe me një plumb e ka kryer punën e tij, pas vrasjes, në gjuhën serbe me zë ka bërtitur “Tani je i pavlerë”. Sipas njohësve, një procedurë e tillë nuk përkon me praktikën e vendosur e që respektohet në mënyrë të vendosur dhe që është “e pathyeshme” kur bëhet fjalë për gjakmarrje.

Në fakt ata theksojnë se në raste të tilla, ai që e kthen gjakun, pra hakmerret, në momentin kritik vjen prej përpara, e shikon viktimën në sy , që të vërtetojë se hakmarrja e gjakut është kthyer. Madje është bazike “ai që e merr gjakun” (vrasësi), këtë e vërteton edhe me fjalë, duke e identifikuar edhe atë për të cilin kryeht kjo punë, gjegjësisht për cilin person merret gjak.

Në rastin konkret kjo praktikë ka ngelur pas. Ky është element kyç për hetim të motivit të vrasjes, e me këtë edhe element I rëndësishëm për të ardhur deri te kryerësi I veprës”- shkruan gazeta Nova Makedonija, për vrasjen e javës së shkuar në Strugë.

Për më tepër mund ta laxoni në linkun në vazhdim. Kliko KËTU