Real Madrid Barcelona sot në mbrëmje do të luajnë  ndeshjen e dytë të finales së Superkupës së Spanjës.

Ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’, e fitoi Real Madridi, 1:3.

Edhe pse në letër duket një rezultat i favorshëm për ‘Los Blancos’, Barcelona ka disa arsye për të shpresuar në përmbysje.

Në 14 ndeshjet e fundit në Bernabeu, Barcelona tre herë ka arritur rezultate me të cilat do ta përmbyste këtë rezultat të Real Madridit.

Në fillimin e epokës Guardiola, në maj të vitit 2009, Barcelona kishte fituar 2-6 në Bernabeu.

Në sezonin 2011/2012, Barcelona fitoi 1:3 në fushën e Realit, aq sa e kanë tani epërsinë kryeqytetasit.

Fitore të thellë Barcelona në shtëpinë e Realit, arriti edhe nën drejtimin e Enriques në sezonin 2015/2016, duke fituar 0-4.

Global