Takimi në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel   nikoqire e së cilit është kryediplomatja evropaine, Federica Mogherini do të nis në orën 10:00.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim në faqen zyrtare të Komisionit Evropian.

 

Dy kryetarët e shteteve janë takuar paraprakisht në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm në Bruksel, në kuadër të një mëngjesi pune të organizuar nga Mogherini, njofton Klan Kosova.

 

Qëllimi i takimit të sotëm Thaçi-Vuçiq  është shkëmbimi i pikëpamjeve për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me fokus në përgatitjen e fillimit të fazës së re të dialogut, transmeton Klan Kosova.