Aktori Blerim Destani po vazhdon suksesshëm karrierën e tij në aktrim.

Ditë më parë ka paralajmëruar se po xhiron episodet e reja të serialit ‘Cobra 11’, ndërsa tani atë mund ta shohim edhe në një film tjetër, shkruan lajmi.net.

Është ky filmi “Ein Sommer in Ungarn”, i cili shfaqet sonte në televizionin Romance TV dhe SRF1.

Këtë paralajmërim e ka bërë vet aktori përmes rrjeteve sociale, duke dhënë edhe oraret se kur shfaqet filmi.