Kryeministri Edi Rama ka njoftuar personat e interesuar që duhet të bëhen pjesë e zyrës së bashkëqeverisjes, se ju ka ngelur dhe 10 ditë kohë për të aplikuar.

Por kreu i qeverisë gjithashtu ju ka kujtuar edhe kriteret që ata duhet të plotësojnë.

Ja postimi i Ramës:

ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES (5)

Kur mbeten edhe 10 dite nga afati fundor, numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret ka shkuar 231????

Falenderojme te interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.

Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.

Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull.

Faleminderit.

Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisje