Leo Messi kishte tentuar me çdo kusht që Neymar të mos largohej nga Barcelona

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka qenë i fundit që ka tentuar që të ndal transferimin e Neymarit në PSG.

Ai madje i kishte premtuar atij se do ta ndihmonte të fitonte Topin e Artë, nëse kjo ishte dëshira më e madhe e tij.

“Çfarë dëshiron? Dëshiron Topin e Artë? Unë do të ndihmoj për këtë”, shkruan Diario Sport.

Por, as ky tentim i Messit nuk e ndali brazilianin, i cili për 222 milionë euro kaloi në PSG.