Inter ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të djathtë të Valencias, Joao Cancelo

Inter edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Velencian për mbrojtësin e djathtë portugez, Joao Cancelo.

Lojtari është huazuar për një sezon me të drejtë të blerjes në fund.

Inter po ashtu ka njoftuar se mbrojtësi portugez do të veshë fanellën me numër 7, të cilën për herë të fundit e kishte veshur Kondogbia, i cili dje kompletoi kalimin në Valencia.