Paulo Dybala i gëzohet numrit të të tij të ri me shpresën se te Juventusi do të ndjekë hapat e legjendave si Alex Del Piero, Michel Platini apo Roberto Baggio.

Pas dy sezonesh si protagonist me numrin 21 mbi shpatulla, sulmuesit argjentinas i është besuar 10-ta e famshme që te bardhezinjtë që pas largimit të ish-kapitenit Del Piero e ka mbajtur mbi supe për vetëm një sezon Paul Pogba.

Por me largimin e mesfushorit francez për te Manchester United verën e kaluar, 10-ta nuk kishte më zot, por në sezonin e ri ajo do t’i përkasë një prej lojtarëve më të talentuar me spektakolarë që ka patur ndonjëherë Juventusi, pikërisht La Joya-s.

“Është një fanellë speciale”, shkruan Dybala në profilin e tij në Instagram.

Është një nder për mua ta mbaj veshur, pasi përfaqëson një përgjegjshëmëri shumë të madhe. Për mua është një ëndërr e bërë realitet që nga momenti që kam qenë fëmijë, por tashmë duhet të impenjohem më shumë për të udhëhequr skuadrën time drejt sa më shumë sukseseve”, pohon Paulo Dybala.