Këshilltari i kryeministrit të Austrisë dhe kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Christian Kern, si dhe përgjegjësi i fushatave zgjedhore Tal Silberstein u ndaluan në Izrael për shkak të akuzës për pastrim parash dhe falsifikim të dokumenteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës izraelite “Haaretz”, policia izraelite ka arrestuar 5 persona për pastrim parash, përfshirë edhe biznesmenin Beny Steinmetz dhe këshilltarin politik Tal Silberstein.

Pretendohet se personat e ndaluar e kanë përdorur Rumaninë si qendër të pastrimit të parave dhe se kanë bërë pastrim parash duke bërë falsifikime në pasuri të patundshme dhe prona.

Deklaratë nga Partia Social Demokrate

Sekretari i PSD-së Georg Niedermühlbichler lidhur me çështjen njoftoi se janë ndërprerë marrëdhëniet me Silberstein, i cili është ndaluar me pretendim të shpërlarjes së parave.

Mediat austriake shkruajnë se Tal Silberstein i cili para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 15 tetor ka zhvilluar fushata të zëshme të PSD-së nga kryeministri i vendit Christian Kern ishte vendosur në krye të ekipit që zhvillon fushatën zgjedhore të partisë.