Lideri i Iniciativës qytetare, Oliver Ivanoviq dhe dr. Dragisha Milloviq, veturat e të cilëve u dogjën në incidente të ndara para dy javësh, në veri të Mitrovicës, deklaruan se nuk janë të kënaqur me hetimet.

Ivanoviq e Milloviq deklaruan para gazetarëve se këto incidente dëshirojnë të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe jo në mënyrë të improvizuar.

 Ata theksuan se nuk është fjala vetëm për fatin e familjeve të tyre por për pasuirnë dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve, transmeton RTK.

“Neve nuk na frikësojnë, besojmë as bashkëpunëtorët tanë dhe as njerëzit që na qëndrojnë pranë nesh, ne jemi këtu dhe kemi kaluar shumë situata si kjo e tanishmja dhe ai që ka bërë kalkulime të tilla, ka gabuar”, deklaroi Ivanoviq.