Mbrëmë në momentet e fundit të skadimit të afatit ligjor Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka nënshkruar rebalancin e votuar të buxhetit.

Arsyeja kryesore për paqartësinë që u krijua në opinion se Ivanov paraprakisht ka udhëtuar jashtë shtetit. Nga kabineti i presidentit nuk kanë kumtuar se ku ka shkuar, por për më shumë media kanë deklaruar se ai do të kthehet në Maqedoni me kohë që ta nënshkruar rebalancin sipas ligjit.

Pas nënshkrimit, Ligjin për Rebalancin e ka kthyer në Kuvend, ku para një jave u votua.