Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve sërish ka reaguar lidhur me vendimin e partive të koalicionit qeveritar që edhe institucionet të ndahen në baza partiake apo që drejtori i këtij institucioni të emërohet nga LR PDSH-ja. Instituti e quan paradoks absurd një letër të Shoqatës Avokatëve e cila duke u thirrur në autorizimin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë e ka njoftuar se më 5 gusht do të mbahet mbledhje urgjente konstituive e Këshillit Drejtues, i cili edhe pse organ joekzistent në Institut, shih për çudi qenka zgjedhur në përbërje të re.

Lajthitje institucionale- qeveritare që s’do mend se nuk i shërben depolitizimit, për të cilin flasin gojën plot drejtuesit e Qeverisë së re të Zaevit”, thuhet në komunikatë. Instituti i Trashëgimisë njofton se në bazë të Ligjit për Veprimtari Hulumtuese- Shkencore dhe Statutit të institutit, i njejti nuk ka Këshill Drejtues, por ka vetëm Këshill, i përbërë nga 6 anëtarë të brendshëm dhe 3 anëtarë të jashtëm, të cilët i emëron Qeveria e Maqedonisë.

Mbledhja e Këshillit nuk mund të thirret sot për nesër, pa nevojë, pa rend dite, edhe atë në kulmin e pushimeve verore! Kujt i shërbejnë për nder këto presione të pushtetit ndaj punës së një instituti shkencor?!, thuhet në reagim.

Global