Asociacioni qytetar  “shkupjania Nënë Tereza” prej sot e deri më 5 shtator e organizon Manifestimin “Ditët e Shën Nënë Terezës”.

Në suaza të manifestimit sot do të vendoset kurorë me lule para Pllakës përkujtimore të vendin e shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës dhe do të vizitohet dhoma-përkujtimore e saj në Kullën feudale.

Gjatë manifestimit do të mbahet edhe aksion për dhurimin e gjakut, meshë e shenjtë në Kishën Katolike në Shkup.