Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë me anën e një letre drejtuar, Presidentit Meta,  kryetarit të opozitës Basha, kryetares së LSI-së, Kryemadhit si dhe disa ambasadorëve të huaj kërkojnë ndalimin e zgjedhjes së Gramoz Ruçit, ish-ministrit të Brendshëm të regjimit të Enver Hoxhës në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

“Jam i detyruar t’iu kujtoj se Gramoz Ruçi është ministri i fundit i Brendshëm i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH-së përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar: Ai ka qenë Sekretar i Parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 dhe ka firmos ne ketë periudhe dhjetëra arrestime politike te kundërshtarëve m te regjimit komunist . ai u emërua ne vitin 1990 ne fillim zv/ ministër i Brendshëm, e me vonë Ministër i Brendshëm   deri ne prill te vitit 1991.

Si ne postin e zv/ministrit dhe atë  të ministrit  të Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit komunist  kundër civilëve. Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë   edhe  pse  ligji  qe e konsideronte arratisjen si tradhti  ndaj atdheut ishte  shfuqizuar    fshehjen e krimeve ( varrimin anonim të viktimave)!

Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, “masakrën e 2 prillit” në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur). Duke  pasur  parasysh këtë veprimtari  te  përndjekurit  politikë te komizmit  por edhe për shume shqiptare te tjerë  është  e  pa pranueshme , kriminale dhe e turpshme  zgjedhja ne postin nr 2 te shtetit shqiptar e një personi, politikani  e zyrtari  me kaq rekorde kriminale sa Gramoz Ruçi.

Është turp e faqe e zezë një vend anëtar i NATO-s dhe anëtar në tentativë i BE-së të zgjedhe ne krye te parlamentit te konsideruar si tempulli i demokracisë se një vendi ish drejtuesin pjesës me kriminale te diktaturës komuniste Ministrisë se Brendshme, shefit te policisë se fshehte politike te saje Sigurimit te Shtetit”, thuhet ndër të tjera në letër.