Agim Çeku, ish-Kryetar i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK’së, u ka bërë thirrje veteranëve dhe qytetarëve të denoncojnë në Prokurori gjithë keqpërodoruesit e mundshëm të statusit të veteranit. Ka thënë se Prokuroria disa herë ka qenë në Zyrën e tij për të marrë materiale. Beson se shpejt do të ketë rezultatet. Megjithëkëtë, ish-udhehqësi i UÇK’së thotë se nuk është i madh numri i atyre që kanë keqpërdorur statusin e veteranit.

Ish-udhëheqësi i UÇK’së, Agim Çeku, u ka bërë thirrje veteranëve dhe qytetarëve të denoncojnë në Prokurori gjithë ata persona që rrejshëm kanë marrë statusin e veteranit të UÇK’së.

Thirrje e Agim Çekut vjen pas letrës publike të Kadri Veselit drejtuar shoqatave të dala nga lufta, ku iu bëri thirrje të largojnë falsifikatorët nga listat e veteranëve.

Kryetari i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK’së, Agim Çeku, thotë se

“Veteranët dhe qytetarët duhet të marrin guximin dhe t’i shkruajnë Prokurorisë”, ka thënë Çeku, për Express, të dielën.

Ai ka konfirmuar se megjithatë Prokuroria është duke punuar për zbardhjen e të gjitha mashtrimeve të mundshme me statusin e veteranit.

“Prokuroria është duke marrë të dhëna. Prokuroria ka punuar. Veteranët dhe qytetarët mund t’i ndihojnë shumë Prokurorinë për largimin e veteranëve të rrejshëm”, ka shtuar ai.

“Nuk është numri i madh atyre që kanë hyrë në listën e veteranëve”, ka shtuar ai.

Ish-Shefi i UÇK’së ka bërë thirrje të denoncohen të gjithë keqpërdoruesit e statusit të veteranit.

“Kush ka raste, ia dini emrin, asnjë qytetar s’duhet të pritojnë, duhet të dërgojnë emrat e tyre në Prokurori”, ka thënë ai.

Kushdo që ka përfituar statusin e veteranit merr një pagë mujore prej 150 eurosh.

Pasluftës është raportuar se numri i veteranëve nuk ka shkuar në 20 mijë, ndërsa, kur janë regjistruar kanë dalë më shumë 40 mijë.