Philipp Lahm mund t’i rikthehet përsëri futbollit.

Ish-kapiteni i Bayern Munchen ka dy oferta interesante.

Sipas “Bild”, Hamburg dhe St Pauli kanë shprehur interes për ish-reprezentuesin gjerman.

Futbollisti ende nuk ka vendosur t’i kthehet futbollit, por ai është tunduar jo pak nga ofertat e fundit.

Kujtojmë që Lahm momentalisht është 33-vjeçar.