Ajo është një nga yjet e Disney, që vazhdon të jetë shumë e pëlqyer edhe sot nga shumica e adoleshentëve. Jeta e saj personale, e padëmtuar nga faktorë si droga apo alkoli, ka qenë ndoshta një ndër arsyet kryesore pse emri i Selena Gomez vazhdon të dominojë në botën e VIP-ave.

Dikur e përfolur për lidhjen e saj bizare me Justin Bieber, i cili ishte më i vogël në moshë se artistja, sot Gomez shijon një lidhje të lumtur me ishin e Bella Hadid, The Weekend. Por, si? mund të imagjinohet e ashtu sikurse jemi të informuar, historitë rozë të Selena-s nuk janë të pakta.

Një ndër lidhjet e fundit ishte ajo me Zedd, këngëtari 27-vje?ar, me të cilin Gomez pranoi publikisht se kishte patur di?ka në qershor të këtij viti. Edhe pse romanca mes tyre nuk zgjati shumë, mesa duket artisti ka patur pakënaqësitë e tij nga kjo marrëdhënie, arsye që e ka detyruar të largohet një herë e përgjithmonë nga Selena. Ai e përshkruan si ?menduri përfshirjen e këngëtares në jetën e tij, e kjo jo pa shkak.

“Gazetarët telefononin prindërit e mi. Njerëz të ndryshëm përpiqeshin të merrnin ilegalisht informacione nga aparatet celularë të miqve që më rrethonin. U irritova shumë”, ka deklaruar Zedd, për të vijuar më tej: “Në një farë mënyre, e kuptova se në ?farë rruge e kisha futur veten”. Një fenomen i tillë, i ardhur vetëm si pasojë e figurës së Gomez, e ky ka qenë shkaku pse këngëtari i tha ‘lamtumirë’ kësaj të fundit. “Ajo është një ndër njerëzit më të përfolur në botë, por nga ana tjetër unë nuk e dija se sa shumë kjo do të ndryshonte jetën time”, ka rrëfyer Zedd, duke shprehur dhe një herë indinjatën e shkaktuar nga një situatë e tillë. Epo, jo të gjithë e përballojnë famën!