Në orët e vona të së martes në Gjakovë, një i dyshuar goditi me makinë 4 persona.

Policia tregon se i dyshuari deri pak momente para aktit kishte qenë duke qëndruar në këtë vend duke pirë, por mohon te ketë pasur konfrontim mes palëve.

Klan Kosova mëson se ky nuk është arrestimi i parë për të dyshuarin. Madje ai tanimë ka bërë 1 vit që është në liri, pasi në burg kishte qëndruar për 14 vite për vrasje.