Parlamenti i Iranit ka votuar në favor të rritjes së investimeve në programet e saj të mbrojtjes nga raketat dhe të operacioneve të huaja me më shumë se 500 milion dollarë.

Projektligji, i cili mori miratimin dërrmues, është në përgjigje të raundit të fundit të sanksioneve të SHBA kundër Teheranit.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione pas një prove të raketave balistike në janar.

Teherani thotë se kjo shkel marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të cilën Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka quajtur marrëveshjen më të keqe të bërë ndonjëherë dhe ka kërcënuar që do ta anullojë.

Legjislacioni iranian duhet të kalojë një votim të dytë përpara paraqitjes për miratim përfundimtar.

Deputetët iranianë bërtisnin “Vdekje Amerikës” pasi kryetari Ali Larijani njoftoi rezultatet e votimit.

Nga anëtarët e pranishëm, 240 parlamentarë nga 244 votuan në favor të miratimit të ligjit.