Interi ka njoftuar se Joao Cancelo çarë ligamentin e gjurit të djathtë.

 Ende pa filluar mirë sezoni, Interi ka marrë një lajm të hidhur. Mbrojtësi i djathtë, Joao Cancelo, i cili u lëndua dje në stërvitje me Portugalinë, do të mungojë së paku dy muaj.

Interi ka konfirmuar se 23 vjeçari ka çarë ligamentin e gjurit të djathtë dhe gjendja e tij do të vlerësohet javë pas jave.

“Joao Cancelo këtë mëngjes ka kryer testet mjekësore pas lëndimit që pësoi dje me Portugalinë”.

“Testet mjekësore treguan se lojtari e ka çarë në mes ligamentin e gjurit të djathtë dhe se gjendja e tij do të vlerësohet javë pas jave”, shkruhet në komunikatën e klubit.