Interi ka bërë të pamundurën pasi ka përmbysur rezultatin përballë Romës në “Olimpico”.

Të besuarit e Luciano Spalletti zhvilluan një pjesë të parë shumë të dobët pasi në minutën e 15’ ishte Dzeko ai i cili i ndëshkoi.

Me fillimin e pjesës së dytë zikaltërit fituan terren dhe shënuan dy gola të shpejtë me Icardin (67’ dhe 77’), ndërsa golin e sigurisë e shënoi Vecino (87’).