Inter ka shitur mbrojtësin Jeison Murillo te skuadra e Valencias

Mbrojtësi kolumbian, Leison Murillo sot do të zbarkojë në Vaelncia, ku do të kryej testet mjekësore para se të nënshkruaj kontratë me skuadrën spanjolle.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Murillo sapo të kryej testet mjekësore do të paraqitet para mediave si lojtar i lirë.

Nga shitja e tij Inter do të fitojë 13 milionë euro.

Murillo në Inter ishte transferuar në vitin 2015 nga skuadra spanjolle, Granada,por dështoi të përshtatej në Itali.

Në Valencia nga Interi sot mund të kompletojë huazimin edhe mesfushori francez Kondogbia, me opsion të blerjes në fund të këtij sezoni.