Dje në hapësirat e Ambasada Zvicerane në Republikën e Maqedonisë u pranuan në takim përfaqësuesit e Institutit për Zhvillim Ekonomik. Takimi u realizua me përfaqsuesit e Zvicrës për çështje ekonomike edhe ate me Z.Stéphane Tomagian dhe Znj. Lilian Kandikjan,  gjatë takimit u bisedua për mundësit e bashkëpunimit dhe përkrahjes  së institutit nga ana e Ambasadës Zvicerane si dhe  gjetjen e mundësive për paraqitje  dhe bashkëpunimit  të  bizneseve të vogla dhe të mesme të vendit në qarqet afariste Zvicerane, sidomos për gjetjen e formave për plasimin e mallrave të prodhuesve vendor nga sektori i prodhimtarisë së mobiljeve , dyerve dhe dritareve në tregun Zviceran.  Njëherë nga ana e përfaqësuesve të ambasadës u premtua një mbështetje dhe përkrahje maksimale brenda mundësive të ambasadës.

Bashkpunimi në të ardhmen do të intensifikohet me ritje permanente.