De Laurentiis insiston se Insigne do të qëndrojë në Napoli.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka paralajmëruar se Lorenzo Insigne “do t’i bashkohet Barcelonës vetëm mbi trupin tim të vdekur”.

Ditë më parë agjenti, Mino Raiola, që edhe më tej nuk është punësuar nga Insigne, tha se sulmuesi italian duhet të transferohet te Barcelona.

Por, Aurelio De Laurentiis thotë se kjo nuk do të ndodhë kurrë derisa ai është President i Napolit.

“Raiola mund të bëjë çfarë të dojë, por nëse tenton ta transferojë Insignen te Barcelona, duhet ta bëjë këtë mbi trupin tim të vdekur”, u shpreh De Laurentiis.