Edhe Andres Iniesta i ka uruar fat Neymarit në aventurën e re.
Neymar u largua nga Barcelona për t’u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro, duke thyer kështu rekord historik. Ai do të përfitojë 30 milionë euro në sezon te klubi francez.
“Rrugët tona janë ndarë, por ndjenjat do të vazhdojnë të jenë të bashkuara. Shumë fat në aventurën tënde të re, je i shkëlqyer. Të përqafoj Ney”, ka shkruar Iniesta në rrjetet sociale.