Një incident i frikshëm ka ndodhur gjatë koncertit të këngëtares së famshme Britney Spears ditën e mërkurë.

Një njeri i çmendur ka hyrë në skenë duke ndërprerë shfaqjen, pak pasi këngëtarja kishte performuar hitin e saj “You drive me crazy”.

Menjëherë, këngëtarja është rrethuar nga  trupa e baletit të  saj ndërkohë që forcat e sigurisë kanë kapur personin që ka hipur në skenën e Las Vegasit.