Moderatorja energjike dhe e dashur për publikun, Roza Lati së fundi ka postuar një foto të pasaportës së saj duke bërë të ditur se do të niste pushimet e saj.

Ndërkaq ndjekësit e saj kanë filluar me komente dhe kritika të ndryshme dhe të ashpra, duke i thënë se shpenzimet ja paguajnë të tjerët.

Kaq mjaftoi dhe moderatorja shpërthen, ajo shprehet se nuk ka gjetur as bos dhe as tullac, por ka punuar dhe kursyer vetë për të bërë pushime.

“Nuk e kuptoj pse aq mllef te fotoja e pashaportes sime… se eshte pashaporte shqiptare… qe t’jua mbyll gojen mire po ju shkruaj qe mua me priten e me respektuan si princesh ku vajta. Se vij era njeri dhe e kam buzeqeshjen 24 karat. Nuk gjeta as tullac e as boss me më percjell per pushime. Kam qe ne Janar qe heq leke menjan per keto pushimet e mia qe s’kane te mbaruar, sepse kam punuar per kete dite. Prit prit se sapo ka filluar… nderkohe kush shkruan “kujt i plasi ca ben ti” do te thoja te plas shume qe me ndjek e me le dhe komente. Edhe u interesoke. Edhe te guduliska fotoja pashaportes sime, qe nxehesh dhe shan dhe komenton. E dua kombesine time se jam shqipetare dhe kryelarte. Shnet”, shkruan Roza Lati ne profilin e saj ne rrjetet sociale.