Ndërsa dëgjohet emri i saj, patjetër që do të ketë diskutime në media, e kryesisht në median online. Por, ajo nuk ka mbërthyer vetëm faqet dhe hapësirën e mediave shqiptare, por edhe hapësirën e vëmendjen e medias greke. Po flasim për Ilda Bejlerin, që përveç profilit të saj gazetaresk, gjithmonë ka ditur të tërheqë vëmendjen e mediave.

Më herët ajo bëri shumë zhurmë me një reklamë ku shfaqej shumë seksuale nën “gjurmët filmit 50 Hijet e Greit”. Por këtë herë ajo tërheq vëmendjen teksa relaksohet e merr disa rreze në këto ditë të para të muajit gusht. Duket se Ilda Bejleri i ka marrë me shumë seriozitet fotografitë e kësaj vere dhe i ka synimet e qarta.

Pas fotografive tashmë të bëra virale me rroba të zeza banjë me pamje nga deti, Ilda ka vendosur të sjellë imazhe të reja. Moderatorja shfaqet e ulur ndërsa foto e shkrepur nga pas tregon linjat dhe të pasmet bombastike të Ildës. Këtë herë ajo ka veshur një fustan të punuar me dorë ngjyrë të bardhë. Fotoja është publikuar nga vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ku duhet thënë se duket tejet sensuale. Problem në këtë rast janë djemtë të cilët shohin me sy e plasin me zemër.